Flash News

E-TJERA

Shembet ndërtesa pas shpërthimit në Torino, humb jetën 4-vjeçari shqiptar, plagoset nëna e tij

Shembet ndërtesa pas shpërthimit në Torino, humb jetën
Foto nga vendngjarja

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një ndërtesë dykatëshe në Strada del Bramafame, në Torino. Si pasojë e shpërthimit, është shembur ndërtesa duke lënë një të vdekur dhe disa të plagosur.

Mediat italiane raportojnë se viktima është një djalë 4-vjeçar i quajtur Aron me origjinë shqiptare, ndërsa nëna e tij ka marrë disa plagë të lehta dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Në rrënoja u identifikua edhe një burrë, gjendja e të cilit paraqitet më serioze. Të lënduar kanë mbetur edhe dy djem, një 22-vjeçar që banonte në katin e parë të ndërtesës i cili pësoi djegie të rënda të trupit në shkallën 50%.

Operacionet për këkrimin re njerëzve të tjerë vijojnë, por nuk ka të dhëna që të ketë persona të tjerë të mbetur nën rrënojat e ndërtesës.

Të fundit