Flash News

Bota

Shembet një ndërtesë në Miami, ekipet e shpëtimit po kërkojnë nën rrënoja për të mbijetuar

Shembet një ndërtesë në Miami, ekipet e shpëtimit po
Foto ilustruese

Një operacion i madh shpëtimi është duke u zhvilluar në Miami-Dade County, Florida, pasi një ndërtesë 12-katëshe u shemb pjesërisht, duke vrarë të paktën një person, raporton BBC.

Imazhet tregojnë një grumbull të madh rrënojash, ku dyshohet se mund të ketë edhe viktima të tjera. Shembja ka ndodhur mëngjesin e sotëm me orën lokale të Floridës. Ende nuk dihen shkaqet, pasi informacionet janë duke u përditësuar nga autoritetet vendase.

Miami-Dade Fire Rescue tha se ata kishin dërguar 80 automjete në vendin e ngjarjes. Policia po ndihmon gjithashtu në operacionin e shpëtimit.

Një burrë që jeton në një ndërtesë ngjitur përshkroi atë që ndodhi: Ndërtesa u trondit dhe pastaj unë pashë nga dritarja dhe mendova se ishte një stuhi ose diçka që hynte brenda. Kur u largua pluhuri pashë që dy të tretat e ndërtesës ishin zhdukur.

Të fundit