Flash News

E-TJERA

Shembet shtrati i rrugës, bllokohet aksi Leskovik–Përmet

Shembet shtrati i rrugës, bllokohet aksi Leskovik–Përmet

Qarkullimi i mjeteve në aksin rrugor Leskovik–Përmet është ndërprerë plotësisht, pasi në zonën e fshatit Petran është dëmtuar shtrati i rrugës. Autoritetet bëjnë me dije se për arsye sigurie, rruga do të qëndrojë e mbyllur deri në një njoftim të dytë, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të shmangin zonën.

Situata lidhet me reshjet intensive të shiut që prej katër ditësh kanë përfshirë vendin. Si pasojë e motit të keq, përmbytje të konsiderueshme janë shënuar në disa qarqe, duke shkaktuar dëme në banesa, biznese dhe infrastrukturë.

Në Durrës, një ditë më parë u raportua edhe një humbje jete, ndërsa strukturat e emergjencave vijojnë monitorimin e situatës dhe ndërhyrjet në zonat më problematike. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin njoftimet zyrtare.

Të fundit