Flash News

E-TJERA

Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas rrit edhe çmimin e bukës në Korçë

Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas rrit edhe çmimin e bukës në

Pas 11 ditësh, Juglindja doli nga izolimi për shkak të shembjes së rrugës Librazhd-Prrenjas. Aksi kyç që lidh Tiranën me Korçën dhe anasjelltas, solli pasoja si në qarkullimin e njerëzve, ashtu edhe të mallrave.

Me devijimin e rrugës çmimi i biletës për udhëtarët u rrit nga 700 lekë në 1000 lekë. Mirëpo, devijimi i rrugës dhe çmimi i biletës, nuk janë e vetmja pasojë e bllokimit të rrugës që vuan sot Korça.

Çmimi i bukës ka pësuar një rritje të ndjeshme gjatë ditëve të fundit, duke arritur deri në 150 lekë për një bukë masive.

Deri pak ditë më parë buka tregtohej me rreth 120 lekë, ndërsa aktualisht çmimi varion nga 140 deri në 150 lekë, në varësi të furrës dhe llojit të produktit.

Pronarët e furrave shprehen se çmimi është shtrenjtuar për shkak të rritjes së shpenzimeve, përfshirë transportin dhe energjinë.

Të fundit