Flash News

E-TJERA

Shembja e dherave bllokon by-passi-n e Vlorës, investimi 56 mln euro u inaugurua 2 vite më parë

Shembja e dherave bllokon by-passi-n e Vlorës, investimi 56 mln euro u

By-passi i Vlorës është bllokuar si pasojë e shembjes të dherave prej reshjeve intensive të shiut, të një dite më parë.

Investimi 56 mln euro nuk kishte mure pritëse në një pjesë të mirë të tij, duke bërë që të bllokohet edhe qarkullimi i automjeteve për orë të tëra.

Sipas News24 masivi i dheut është spostuar në anë të rrugës.

Shembja ka ndodhur pasditen e djeshme në segmentin që lidh Vlorë – Kaninë – Orikum. Për orë të tëra rruga ka qenë e bllokuar për shkak të rënies masive të dherave nga shpatet e malit. Rruga e bypassit të Vlorës është ndërtuar nga bashkimi i operatorëve “GENER 2” shpk.

Qeveria e inaguroi në korrik 2022 By Pass-in e Vlorës, por punimet ende nuk kanë përfunduar në 100% të volumit të tyre.

Të fundit