Flash News

E-TJERA

Shembja e godinave mbi 50-vjeçare, Preçi: Qeveria mbulon me gjethe fiku interesat e oligarkëve

Shembja e godinave mbi 50-vjeçare, Preçi: Qeveria mbulon me gjethe

Eksperti i Ekonomisë, Zef Preçi, ka folur për projektvendimin e qeverisë për shembjen e godinave mbi 50-vjeçare.

Në një lidhje direkte për Panorama Tv, Preçi tha se me nismën në fjalë qeveria synon të mbulojë interesat e oligarkëve. Eksperti u shpreh se projektvendimi nuk jep detaje mbi mënyrën se si do të ndahet toka, ndërsa thekson se peshën më të madhe e zënë klientët e tenderave.

“Kjo nismë në thelb më shumë se sa interesin publik sipërfaqësor që mbulon si gjethe fiku ka interesat e oligarkisë për pjesën më të cmueshme të trojeve. Ndaj në projektvendim nuk thuhet asgjë për trojet dhe si do përdoren. Test me rindërtimin që ua merr atyre që e kanë zotëruar tokën dhe ua jep klientëve të saj për të ndërtuar kompleksë të mëdha banimi.

Marrëzia shkon aq larg sa bashkia Tiranë ngre ndërmjarrje të posaçme sa për t’u larguar vëmendja dhe pastaj u kalon atyre që kanë para, ku një peshë të rëndësishme zënë klientët e tenderave dhe personat e dyshimtë.

Qendrimet e qeverisë janë që të përpunojnë e të përpiqen të ndikojnë opinionin publik, të ushqejnë patronazhistët e të krijojnë terrenin për të marrë nën kontroll sipërfaqe në pjesë të rëndësishme të qytetit.

Një përpjeke për të marrë nën kontroll troje për të krijuara troje të reja, të testuara me rindërtimet te 5 Maji apo Kombinat në thelb një shkelje e kushtetutës. Cenim i rendit kushtetues e sigurisë juridike. Ndikon negativkisht në klimën e biznesit në vend“, tha Preçi.

Të fundit