Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Në luginën e Thethit në veriun e Shqipërisë, e rrethuar nga maja të larta, turistët fotografojnë një kishë fshati të ndërtuar në fund të shekullit XIX, një strukturë e bukur prej guri që shpesh shfaqet në broshurat që tërheqin turistët në rajon.
Vetëm pak metra më tej, grumbuj druri dhe bazamente prej betoni janë gjithçka që ka mbetur nga dhjetëra kabina druri të ndërtuara për të akomoduar këta turistë, të cilat u shembën nga shteti në korrik.
“Ata na shkatërruan jetën, jo vetëm ndërtesat,” tha Kol Gjergj Legata, 63 vjeç, i cili u largua nga Shqipëria komuniste në vitin 1990 për në Jugosllavi dhe më pas në Greqi, duke u kthyer vetëm pesë vite më parë dhe duke investuar, sipas tij, një shumë prej 30 mijë eurosh në një kabinë që kishte filluar ta ndërtonte në janar.
Ashtu si rreth 80 kabinat dhe ndërtesat e tjera që u shembën, shtëpiza malore për turistë e Legatës ishte ndërtuar pa leje – një dukuri e zakonshme në Shqipëri, por që këtë herë kishte tërhequr vëmendjen e aktivistëve mjedisorë të alarmuar nga dëmtimi i bukurisë natyrore të Thethit.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vizitoi Thethin vitin e kaluar dhe i inkurajoi shqiptarët e diasporës në rritje të ktheheshin në atdhe dhe të investonin këtu. Legata dhe të tjerë thonë se e morën fjalën e tij për të mirëqenë, duke besuar se mungesa e lejeve të ndërtimit nuk do të ishte pengesë.
Të goditur nga kritikat në rrjetet sociale, reagimi i qeverisë ishte i ashpër: buldozerët u dërguan në kulmin e sezonit turistik. Më 11 korrik, ata u përballën me bomba molotov; alpinistët e habitur kërkuan strehë ndërsa policia e armatosur përpiqej të gjurmonte autorët.
Legata tani përballet me një gjobë shumë më të madhe se kostoja e kabinës së tij, por kritikët thonë se shteti mban gjithashtu përgjegjësi; autoritetet vendore janë implikuar në lejimin e ndërtimit të paligjshëm që në fillim.
“Veprimet në Theth tregojnë se fuqia e shtetit nuk është e mjaftueshme për të parandaluar, por shfaqet në formën më brutale në zhbërjen e veprimeve të paligjshme”, tha Melitjan Nezaj nga organizata PPNEA (Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri).
“Zhvillimi i pakontrolluar i turizmit, pa asnjë strategji, u përkeqësua nga neglizhenca dhe madje inkurajimi i zhvillimit të paqëndrueshëm nga vetë shteti”, tha ai për BIRN. “Veprimet në Theth nuk e zgjidhën problemin, por e transformuan atë nga një çështje mjedisore në një çështje sociale.”
Rama: Kthehuni në atdhe dhe investoni
Kur Rama vizitoi Thethin vitin e kaluar, ai shpërndau certifikatat e pronësisë për 200 parcela toke, duke adresuar një nga problemet më të mëdha që mbetet ende sot në lidhje me pronësinë pas rënies së komunizmit më shumë se tre dekada më parë.
Pas komunizmit, shumica e tokës bujqësore u shpërnda falas në parcela të vogla, por shpesh ajo nuk u regjistrua, pjesërisht për shkak të kostos që kjo përfshinte. Vonesat në regjistrimin e titujve të pronësisë mbeten një problem madhor në të gjithë vendin.
Megjithëse certifikatat nuk i japin mbajtësit të drejtën automatike për të ndërtuar, Rama u bëri thirrje të rinjve shqiptarë, të cilët kanë emigruar në numër të madh vitet e fundit, që të kthehen dhe të investojnë.
“Ata që kanë emigruar duhet të kthehen për të investuar në tokën e tyre”, tha Rama, duke premtuar mbështetje nga qeveria për të siguruar kredi bankare për ndërtim turistik.
Legata tregoi me krenari certifikatën e tij të pronësisë, të cilën e kishte marrë nga Rama.
“Ai erdhi këtu vitin e kaluar dhe tha se do të bëjmë gjëra të mrekullueshme, se Thethi është një vend i mrekullueshëm”, tha Legata për BIRN.
Ai tha se kishte vite që përpiqej të merrte një leje ndërtimi, por pa sukses. Kështu që, pas deklaratave të Ramës, e ndërtoi gjithsesi kabinën e tij.
Kur aktivistët u shprehën në rrjetet sociale kundër ndërtimit të paligjshëm në një livadh përballë kishës së bukur prej guri të Thethit, Rama urdhëroi prishjen e tyre, duke thënë se pronarët kishin “lënduar zemrën e Thethit” dhe duhej të ndiqeshin penalisht.
Besjana Guri, një ambientaliste nga organizata Eco Albania me qendër në Tiranë, tha se ndërtimi i paligjshëm në parqet kombëtare të mbrojtura përbën një kërcënim për mjedisin.
“Ndërtimi në parqet kombëtare rrezikon natyrën dhe trashëgiminë kombëtare dhe nxit zhvillimin e turizmit masiv, duke shtuar ndikimin në këto zona të ndjeshme natyrore”, tha Guri.
“Çdo ndërtim duhet të planifikohet me kujdes, duke ruajtur biodiversitetin dhe vlerat që i japin këtyre zonave statusin e zonave të mbrojtura.”
“Prishjet në Theth janë një thirrje për planifikim të qëndrueshëm dhe dialog me banorët”, tha Guri për BIRN.
Operacion i keqmenaxhuar
Legata u gjobit me 63,000 euro për ndërtim të paligjshëm.
“Më gjobitën për dy dhoma që nuk kushtojnë aq para”, tha ai. “Mund të më gjobitnin 6,000 euro, por jo 63,000, sepse nuk do të jem kurrë në gjendje ta paguaj atë gjobë.”
Bekim Koceku, 60 vjeç, kishte pesë kabina pushimi në Theth dhe një tjetër ku jetonte me vëllain e tij.
Të gjashta u prishën, duke e detyruar Kocekun të kthehej në fshatin Hot i Ri pranë Shkodrës. Ai tha se kabinat e tij ishin të prenotuara deri në shtator. “Dhe atë natë, kur erdhën për t’i prishur, na u desh t’i nxirrnim të gjithë jashtë… në orën pesë të mëngjesit.”
Ashtu si Legata, edhe ai ndihet i tradhtuar.
“Rama tha se të gjithë duhet të kthehen dhe të investojnë këtu”, tha Koceku, i cili e vlerëson investimin e tij rreth 170,000 euro. Këto para tani janë humbur, dhe ai thotë se përballet gjithashtu me një gjobë prej 85,000 eurosh.
“Si mund ta rindërtojmë jetën tonë?” pyeti ai. “Nuk kam mundësi ta paguaj gjobën. Kam kontaktuar një avokat që po e shqyrton çështjen.”
Rama hodhi poshtë akuzat se kishte mashtruar banorët e Thethit.
“Nuk ia kemi shkelur fjalën askujt”, tha ai. “Shkuam në Theth bashkë me kryetarin e bashkisë dhe premtuam të legalizojmë të gjitha shtëpitë e vjetra… Pra, premtimi ynë ishte: ‘Do të legalizojmë pronën e gjyshërve tuaj.’ Premtimi ynë nuk ishte: ‘Na jepni votën dhe ndërtoni pa leje.’
Megjithëse nuk e justifikon ndërtimin e paligjshëm, gazetari shkodran Bepin Kolvata, i cili e ndoqi aksionin, tha se shteti mund ta kishte menaxhuar më mirë situatën.
“Aksioni ndodhi në kohën e gabuar”, tha ai. “Mund ta kishin bërë në vjeshtë.”
“Të gjithë ata kanë tokat e tyre atje; problemi është se shteti nuk i ka legalizuar për 30 vjet.”
Autoritetet kanë pranuar njëfarë përgjegjësie për ndërtimet e paligjshme në Theth. Policia e Shtetit Shqiptar uli në detyrë shefin e policisë së qarkut Shkodër, ndërsa efektivi i caktuar për fshatin Theth u pezullua deri në përfundimin e procedurave disiplinore./BIRN
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38