Flash News

E-TJERA

Shembja e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë’’, Meta: Atentat ndaj historisë, dëshmi e babëzisë dhe gjenocidit kulturor

Shembja e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë’’,
Foto ilustruese

Atentat ndaj historisë dhe identitetit tonë kombëtar. Kështu e konsideroi Presidenti Ilir Meta shembjen e fasadës së maternitetit “Mbretëresha Geraldinë’’, i cili është shpallur monument kulture i kategorisë së dytë në vititn 2007.

Meta shkruan në Facebook, se kjo është ndërhyrje brutale dhe vijim i sulmeve ndaj trashëgimisë kulturore, ndërsa thekson se mungon transparenca.

Duke sjelle edhe shembullin e shembjes së Teatrit Kombëtar dhe Sahatit, Kreu i Shtetit thotë se "rrafshimi i qindra objekteve me status special e monument kulture janë dëshmi e babëzisë dhe të një gjenocidi kulturor ndaj identitetit të kryeqytetit".

Ai shton se të gjitha këto ndërhyrje janë në shkelje të Kushtetutës, ligjit për konsultimit publik dhe të gjitha parimeve për mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë historike e kulturore.

Të fundit