Flash News

E-TJERA

Shembja e teatrit, AMT protestë para SPAK: Ndaje mendjen, je me mafien apo me qytetarët?

Shembja e teatrit, AMT protestë para SPAK: Ndaje mendjen, je me mafien apo

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit u mblodh ditën e sotme para Prokurorisë së Posaçme për të kërkuar drejtësi për TK, i cili u shemb mëngjesin e 17 majit të 2020-ës.

AMT ka depozituar një sërë kallëzimesh penale, ku përfshihen zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar, pasi pretendon për abuzime të rënda.

Aktivistët kanë kërkuar disa herë nga SPAK që të japë informacione se në çfarë faze janë hetimet, por organi i akuzës nuk ka kthyer përgjigje.

Regjisori Edmond Budina u shpreh se edhe pse kanë kaluar më shumë se dy ditë nga kallëzimi që kanë bërë për shembjen e teatrit, SPAK ende nuk ka reaguar.

Ai i ka bërë thirrje këtij institucioni që të mos bëhet palë me mafien, por të jetë në krah të qytetarëve.

“SPAK ndaje mendjen, me mafien apo me qytetarët?! Skandalet në vend po plasin nga dita në ditë. Qytetarët po zhyten në varfëri.  Pas 2 vitesh e 9 muajsh kallëzim për Teatrin, SPAK nuk reagon. Thirrje SPAK të mos bëhet palë me mafien. Jemi këtu për t’i thënë Stop mafies”, u shpreh ai.

Të fundit