Flash News

E-TJERA

Shembjet e rrugëve, Gjokutaj: Produkt i një mendimi kriminal, rrugët janë si metro

Shembjet e rrugëve, Gjokutaj: Produkt i një mendimi kriminal,

Avokati Genc Gjokutaj ka komentuar shembjen e disa akseve rrugore të vendit, mes të cilave, rrështiqjen dhe çarjen e rrugës Librazhd-Prrenjas, që ka paralizuar Juglindjen.

Në Syri Tv, Gjokutaj tha se rrugët e shembura kanë të njëjtin tipar, çka nënkupton sipas tij, se janë produk i “një mendimi kriminal”.

Avokati theksoi se duhet të ketë një supervisor i cili mbikëqyr punimet, por në Shqipëri supervizorin e bën kompania që fiton tendering.

“Po ta shikosh edhe nga pikëpamja, po t'i kqyrësh këto vendngjarje, s'janë këto vendngjarje. E kupton? Këto kanë të njëjtin konfigurim, kanë të njëjtën formë, krizë, e ka, pra janë produkt i një mendimi kriminal, i një metode. E kupton? Shiko, shiko se unë s'kam parë, të çahet, shife, shife Sonila. Të çahet rruga dhe poshtë të jetë si metro. Ku rri?

Këtu duhet filluar që nga drejtoria e rrugëve, ish drejtoria e rrugëve, duhet filluar që me kryeinxhinjerët që kanë, janë përgjegjës për punimet, duhet filluar që nga kompanitë. E di ti apo jo? Sepse ligji, i dashur Sonil, kur shtrohet, bëhet një objekt rrugësh, se këta nisen sinjalistikat, thonë i lymë me bojë sepse atë shohin njerëzit, nuk shikojnë që shkon treni poshtë.

Jo vetëm që ti duhet ta shtrosh rrugën, po ti ke supervizorin, për të cilin bëhet tender, që supervizori të mbikëqyrë cilësinë e punimeve dhe supervizori merr 4% të vlerës. Po kush është supervizori? Kompania që regjistron të shtrojë rrugët, bën dhe kompani supervizore”, deklaroi Gjokutaj.

 

Të fundit