Flash News

E-TJERA

Shembjet e rrugëve, Meta: Çmim i korrupsionit skizofrenik që po paguajnë shqiptarët

Shembjet e rrugëve, Meta: Çmim i korrupsionit skizofrenik që po

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar lidhur me shembjet e rrugëve në vend.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se nuk është faji i gjeologjisë, por i babëzisë së qeverisë, duke theksuar se e kishte paralajmëruar shembjen e rrugës Korçë-Ersekë.

Ai shkruan se ky është një çmim i rëndë i korrupsionit skizofrenik që po e paguajnë shqiptarët.

Postimi:

Nuk është faji i gjeologjisë, por është faji i BABËZISË!

Ja si e paralajmërova nga Shkodra, më 10 shkurt 2024, se si do të shembej rruga Korçë-Ersekë.

Dini gjë a u hetua? A u dënua njeri? A u zbulua ndonjë përgjegjësi penale për projektuesin? Për ndërtuesin? Po për supervizorin?

Nuk është as faji i Shkumbinit dhe as faji i shiut, por është faji i "Diellës" (Edi Ramës) dhe korrupsionit të saj (tij) skizofrenik, arsyeja pse po shemben rrugët, nga Veriu në Jug.. Jo për një rrugë, jo për një pallat, por edhe për të ndërtuar një shtëpi duhet studim gjeologjik dhe hidro-gjeologjik.

Por babëzia nuk pyet. Ndaj dhe rrugët shemben njëra pas tjetrës. Ky është çmimi i rëndë i korrupsionit skizofrenik që po paguajnë sot të gjithë shqiptarët.

 

Të fundit