Flash News

E-TJERA

Shembjet e rrugëve, Preçi: Projektet bëhen me Google Map, mungon përgjegjësia në mbikëqyrje

Shembjet e rrugëve, Preçi: Projektet bëhen me Google Map,

Eksperti i ekonomisë Zef Preçi, teksa foli për shembjet përgjatë aksit Librazhd-Prrenjas, tha se ka një mungesë përgjegjësie sa i përketë mbikëqyrjes së një projekti.

I ftuar në Syri Tv, Preçi vuri në dukje kostot e mëdha që paguhen për ndërtimin e rrugëve, duke theksuar se shteti tregohet mjaft dorëlëshuar me kompanitë. Ndër të tjera, ekonomisti tha se shumica e projekteve ndërtohen me Google Maps, pa i inspektuar nga afër.

“Ne kemi dy kategori rrugësh: rrugë nacionale, që administrohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, Autoriteti Rrugor Shqiptar, dhe kemi rrugë të tjera që janë rrugë rurale apo rrugë e kategorisë së dytë që i ka qytetet dhe njësitë e qeverisjes vendore.

Tani, sa i takon grupit të parë, shumica e atyre ecet me projekte. Shumica e projekteve bëhen me Google Map, pa i vizituar fare. Shumica, shumica e projekteve janë të ndërtuara nga kompanitë që i zbatojnë ose me persona të përfshirë pra prej tyre, do të thotë janë në kushtet e konfliktit të interesit. Dhe hallka më e dobët në tërë këtë proces nuk është kosto, t'i venë aq sa duan. Shteti është dorëlëshuar dhe deri në dyfishin e kohës për ta përfunduar dhe dyfishin e kostos për ta përfunduar.

Pastaj kur flasim për supervizionin, në shumicën e rasteve supervizorët i pajtojnë të jashtëm, por që gjithsesi në kushtet e konfliktit të interesit. Sigurisht që fajin e ka parajsa, ka qenë filmi, fajin e ka parajsa tatimore, doganore, e fondeve buxhetore për hir të vërtetës. Por mungon përgjegjësia njerëzore sa i takon mbikëqyrjes, sa i takon mirëmbajtjes, sa i takon kolaudimit e marrjes në dorëzim”, tha Preçi.

Të fundit