Flash News

E-TJERA

Shembjet e shtëpive, Meta pret në presidencë banorët e “5 Majit”, Laprakës dhe Paskuqanit

Shembjet e shtëpive, Meta pret në presidencë banorët e

Banorët e zonave të “5 Majit”, Laprakës dhe Paskuqanit janë pritur paraditen e sotme në presidencë nga Kreu i Shtetit Ilir Meta. Ky i fundit ka shprehur edhe më herët mbështetjen për banorët, shtëpitë e të cilëve preken nga rindërtimi dhe rikualifikimi urban.

Një prej banorëve ka thënë se presidenca është i vetmi intitucion që i ka pritur dhe dëgjuar shqetësimet e tyre. Ai ka theksuar se banorët nuk kanë arritur një marrëveshje me Bashkinë e Tiranës, ndërsa nga qeveria kërkojnë që t’u sigurojë një shtëpi.

“Presidenca është i vetmi institucion që na ka pritur dhe na ka dëgjuar me vëmendje. Qeveria nuk na ka dhënë asnjë shpjegim, se ku do të shkojmë. Ne kemi kërkuar që të na vihet në dispozicion si mund të na nxjerrin jashtë ne dhe nuk na japin asnjë garanci.

Ky ishte akti i fundit, në do të ndjekim të gjitha rrugët edhe ligjore edhe institucionale. Ne ndodhemi në një gjendje të rëndë. Ku është aktmarrëveshja? Nuk ka! Aktmarrëveshja është në kundërshtim me ligjin. Unë do të vendos për të sotmen. Është një marrëveshje e paligjshme, kështu na kanë thënë. Përderisa kohë nuk ka vlerë juridike nuk është aktmarrëveshje”, u shpreh një nga banorët.

 

Të fundit