Flash News

E-TJERA

"Punimet sa për fushatë", inxhinieri paralajmëron shembje të tjera pas ngjarjes në Prrenjas–Librazhd

"Punimet sa për fushatë", inxhinieri paralajmëron

Inxhinieri Romeo Nazarko, deklaroi se shumica e rrugëve dhe veçanërisht Tuneli i Murrizit, duke marrë shkas nga ngjarja e fundit ku vepra u dëmtua dhe pësoi çarje serioze, jo vetëm janë bërë me tenderë fiktivë, por edhe për efekte elektorale nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës, e drejtuar nga Belinda Balluku.

Ai nënvizoi se gjithashtu bëhen vepra të pakolauduara, duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe në veçanti theksoi se duhet që të mbahet përgjegjësi konkrete.

I pyetur për shkaqet e prishjes së rrugëve të reja të ndërtuara, duke përfshirë problematikat te Tuneli i Llogarasë, “rruga e florinjtë” 260 mln euro Qukës-Qafë-Plloçë apo së fundmi rruga e Librazhdit, Nazarko tha se shkak është dora e njeriut, mungesa e projekteve serioze, mungesa e studimeve inxhinierike dhe zbatimi me cilësi të dobët, me qëllime politike apo dhe përfitimi.

"Punimet sa për fushatë", inxhinieri paralajmëron

“Ministria ka mbyllur të gjitha urat e komunikimit për të analizuar kështu dhe situatën. Nga ajo që shohim, përbën rrezik. Eksperti grek tha se; mungon çeliku, apo dhe elementëve të tjerë, që projektuesve u duken elementare, sjellin këto pasoja. Kemi shembuj për ndërtimet e tuneleve, siç është ai i Kalimashit, apo dhe në atë të Elbasan-Tiranë. Në momentin kur bëhet tuneli, bëhen dhe monitorime. Por këto janë bërë shpejt e shpejt, për efekte elektorale. Tenderët bëhen fiktivë. Tuneli është hapur pa akte kolaudimi. Sigurisht duhet të mbahet përgjegjësi”, u shpreh ai në studion e “News 24”.

Nazarko paralajmëroi se rrëshqitje të tjera mund të ndodhin në rrugët e reja, nëse nuk merren masa parandaluese.

Sipas tij, “në segmente të tilla të vështira nuk ka mundësi për ndërtimin e by-pass-eve alternative, pasi zona kufizohet nga lumenj, si në Librazhd, gjë që e bën edhe më të domosdoshëm monitorimin dhe ndërhyrjen profesionale”.

 

Të fundit