Flash News

E-TJERA

Shembjet te “5 Maji”, Mazniku: 75% e banorëve kanë firmosur marrëveshje, është miratuar bonus qeraje

Shembjet te “5 Maji”, Mazniku: 75% e banorëve kanë

Ndërtimi i lagjes së re në zonën e “5 Majit” ka sjellë edhe shembjen e banesave ekzistuese. Prej orëve të para të mëngjesit, forcat e policisë kanë zbarkuar për të larguar nga banorët nga shtëpitë e tyre.

Këta të fundit nuk e kanë lejuar fillimisht policinë të shembë banesat, por disa prej tyre janë dorëzuar. Banorët thonë se shembja po bëhet pa arritur një marrëveshje me ta.

Nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, në një lidhje për Report Tv, u shpreh se rreth 75% banorëve e kanë firmosur marrëveshjen me bashkinë, ndërsa shtoi se është miratuar edhe një bonus qeraje. Shembja e banesave në zonën e “5 Majit” po bëhet në kuadër të rindërtimit pas tërmetit të viti 2020.

“Zona e 5 majit është shpallur si një ndër zonat e rizhvillimit për arsye të tërmetit në vitin 2020 me VKM. Banorët janë informuar në mënyrë të rregull dhe po marrin një vlerësim të drejtë për pronën që kanë. Çdo person që ka atje një pronë apo tokë, po merr metër për metër, si për banesën edhe për truallin. Një pjesë e madhe kanë firmosur edhe marrëveshjen për të marrë bonusin qirasë për periudhën e ndërmjetme deri kur të rindërtohen banesat e reja. Për banorë të cilët nuk ka qenë i mundur legalizimi i i banesave të tyre ato do të marrin metër për metër sipërfaqet e tyre. Është miratuar një bonus qiraje deri sa të marrin ndërtesën. Më shumë se 75% e banorëve të zonës kanë firmosur marrëveshjen. Kemi qenë në fazën e fundit dhe kjo është për ato banorë që kanë kundërshtuar dhe ne jemi detyruara që të zbatojmë ligjin. Një pjesë e madhe e objekteve janë ndërtuar. Në fazën e parë prekeshin 180 banesa dhe sot që flasim pjesa më e madhe janë prishur dhe janë ndërtuar banesa të reja. Sot ka qenë pjesa për të prishur 4 banesa, janë edhe rreth 10-12 banesa të tjera për të mbaruar fazën e parë. Marrëveshja për ta është e gatshme, mund të shkojnë çdo moment dhe të firmosin marrëveshjen në fund t këtij procesi do të jenë shumë më mirë seç ishin më para do të kenë metër për metër që ato kishin më parë. do të kenë një pronë plotësisht të ligjshme. Rindërtimi i fazës së parë do të përfundojë në 2022. Zhvillimi i gjithë lagjes 5 Maj do të dojë edhe 2 vite të paktën që të mbarojë rreth vitit 2023-2024”, tha Mazniku.

Të fundit