Flash News

E-TJERA

Shembjet te "5 maji", Mazniku: Projekti prek 136 familje, iu është dhënë kontratë shkëmbimi

Shembjet te "5 maji", Mazniku: Projekti prek 136 familje, iu

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, ka dhënë detaje nga projekti në zonën e "5 majit", ,ku vetëm një ditë më parë nisi shembja e banesave dhe qytetarët në mbrojtje të tyre u përplasën me policië.

I ftuar në studion e "Opinion", Mazniku tha se janë 136 familje që preken banesat e të cilëve do të shemben. Ai shtoi se projekti po zbatohet nga Bashkia e Tiranës dhe qeveria, dhe se banorët të cilët janë larguar kanë marrë një kontratë shkëmbimi, ndërsa pjesa tjetër bonus qeraje.

“Të gjitha ato shtëpi do të shëmben. Janë 136 familje që preken, 102 objekte, pjesa më e madhe e objekteve janë shembur, bëhet fjalë për 40-45 objekte pa u shembur. 85 familje janë pronarë me dokumente, 51 janë  njerëz në proces legalizimi, por nuk janë legalizuar për arsye të ndryshme. Akti normativ numër 9 për rindërtimin i jep mundësin shtetit të zhillloj zona të reja nëpërmjet dëmshpërblimit por dhe shpronësim me këmbim. Ne vlerësojmë zonën e tyre dhe më pas u jepet atyre në zonën ku do të ndërtohet. Lagjen po e ndërton Bashkia dhe qeveria. Personat që janë larguar kanë marrë një kontrat shkëmbimi me bashkinë dhe të tjerët përfitojnë një bonus qeraje. Për personat që nuk duan të largohen ligji funksionon për të gjithë dhe për disa kohë duhet të largohen”, tha Mazniku.

Të fundit