Flash News

E-TJERA

Shemsi Prençi dorëhiqet si këshilltar i Metës, kandidat për deputet në listat e LSI

Shemsi Prençi dorëhiqet si këshilltar i Metës, kandidat

Shemsi Prençi ka dhënë dorëheqjen nga detyra e këshilltarit të presidentit Ilir Meta për Çështjet e Emergjencave. Lajmi është bërë i ditur nga presidenti Meta përmes një postimi në ‘Facebook’.

Meta theksoi se ky vendim vjen për shkak të angazhimeve të reja në të ardhmen që do të marrë Prençi. Abcnews bën me dije se Prençi do të kandidojë për deputet në listat e LSI në zgjedhjet e 25 prillit. 

“Këshilltari për Çështjet e Emergjencave Civile, z.Shemsi Prençi, pasi më informoi si çdo ditë, për situatën e përmbytjeve në mbarë vendin dhe gjendjen e banorëve në zonat e bllokuara nga dëbora, më njoftoi sot dorëheqjen e tij nga kjo detyrë, për shkak të angazhimeve të tij të reja në të ardhmen.

E falenderova për këshillat e vlefshme, përkushtimin, korrektësinë, profesionalizmin dhe ndjenjat atdhetare të dëshmuara prej tij gjatë bashkëpunimit tonë të frytshëm për gati dy vite. Duke e pranuar dorëheqjen e z.Prençi, i urova suksese për të ardhmen”, shkruan Meta.

Të fundit