Flash News

E-TJERA

“Shëngjini port refugjatësh”, Gent Zenelaj: Skandaloze! Pabesi e turpshme!

“Shëngjini port refugjatësh”, Gent Zenelaj: Skandaloze!

Aktori Gentian Zenelaj ka reaguar pas marrëveshjes së kryeministrit Edi Ramës me Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, që Shëngjini të kthehet në një port refugjatësh.

Zenelaj shprehet se është një pabesi e turpshme ta kthesh portin e Shëngjinit në port emigrantesh në një kohë kur ky port dhe vetë qyteti i Shengjinit ka nevojë të hershme të kthehet në një port të mirefilltë turistik.

Reagimi i plotë:

Ta kthesh portin e Shengjinit në port emigrantesh në një kohë kur ky port dhe vetë qyteti i Shengjinit ka nevojë të hershme të kthehet në një port i mirefilltë turistik është pabesi e turpshme. Një qytezë që është përpëlitur që nga viti 1991 me emigrimet masive, me shkatërrimet e 1997 dhe me lënien sistematikisht jashtë vemendjes së pushtetit qëndror.

3 orë të duhen të mbërrish nga Tirana në Shengjin në kulmin e sezonit turistik. 3 orë për 60 km rrugë. A mendohet për ato qindra biznese që jetojne me turizmin dhe shpresojnë të bëhet me mirë. Sigurisht që nuk do bëhet më mirë. Sepse vetë siguria e portit dhe prioritetet e tij do transofmohen. Mjafton të shikosh pamjet nga porte të tilla në Itali dhe Greqi. Skandaloze.

Të fundit