Flash News

E-TJERA

Shënjestër një 34-vjeçar, rrëfehet vrasësi i Behar Sofisë: Pse u tërhoqa nga vrasja e porositur në Kamëz

Shënjestër një 34-vjeçar, rrëfehet vrasësi i

Ernejt Shyti, autori i vrasjes së Behar Sofisë, ka rrëfyer se ishte porositur edhe për një vrasje tjetër. Sipas Shytit, bëhet fjalë për një 34-vjeçar i cili jetonte në Kamëz, vrasje e cila nuk u krye dot pasi sipas tij ishte shumë e vështirë të studiohej zona.

“Pasi u vra Behar Sofia, kishim porosi tjetër nga Bujar Leza. Do të bënim një vrasje në Kamëz, shenjestra ishte një person 34 vjeç që e kishte shtepinë në Kamëz, shumë pranë komisariatit të Policisë. Këtë vrasje do e bënte Xhulian Visha, por zona ishte shumë e monitoruar dhe ndaj paguhej shumë lekë. Nuk u arrit qëllimi sepse duhej studiuar mirë zona, ishte tepër e vështirë”, ka thënë Shyti.

Shyti nuk bën me dije se kush ishte 34-vjeçari në shënjestër për t’u ekzekutuar, por rrëfen se për vrasjen e tij ishte angazhuar Xhulian Visha. Në vitin 2014, Bujar Leza i cili kishte porositur vrasjen e 34-vjeçarit nga Kamza, në bashkëounim me Leonar Xhixhën dhe një tjetër person, kishin tentuar të vrisnin Fatjon Alimani, 20-vjeçari që përfundoi i plagosur.

Ernejt Shyti ka rrëfyer më herët edhe për një vrasje të porositur e cila do të kryhej në Gjermani. Për këtë të fundit, sipas Shytit, i ishin ofruar 500 mijë euro. Identiteti i shënjestrës nuk bëhet i ditur.

Të fundit