Flash News

E-TJERA

Shënoi golin e fitores ndaj Andorra-s, flet Asllani: E dimë çfarë do të thotë kjo fitore, e merituam

Shënoi golin e fitores ndaj Andorra-s, flet Asllani: E dimë

Kristjan Asllani, i cili shënoi golin e fitores në ndeshjen e mbrëmshme të Shqipërisë me Andorra-s, duke siguruar kualifikimin për në play-off ka folur për emocionet dhe përpjekjet e ekipit 

“Punojmë shumë sidomos kur kam topin unë dhe Myrto shkon pas shpine. Jemi të lumtur sepse e dimë çfarë do të thotë kjo fitore për ne. Sot do të festojmë, e më pas do të mendojmë për Anglinë”, deklaroi Asllani për “SuperSport”

Mes vështirësive gjatë ndeshjes, Asllani theksoi se pjesa e parë nuk ishte e lehtë, me Andorrën që u mbyll shumë prapa.

“Të them të drejtën, nuk ishte një pjesë e parë e mirë. Andorra luante me 5-4-1, ndërsa sot provoi 4-4-2. Kishim vështirësi, por në pjesën e dytë sulmuesit patën më shumë hapësirë dhe e merituam fitoren. Nuk janë ekipe të vogla, mbyllen shumë. Unë dhe Shehu kishim vështirësi, na vinin dy mbrojtës, na mbyllnin, por ia dolëm”, shtoi ai.

Kristjan Asllani përfundoi me një mesazh motivues për ekipin.

“Tani të mos mendojmë për ndeshjen, shkojmë në Tiranë të festojmë e pastaj mendojmë për Anglinë”, përfundoi Asllani.

 

Të fundit