Flash News

E-TJERA

“Sheqeri mund t’ju shkaktojë ngërç në det”, nutricionistja: Shmangini këto ushqime!

“Sheqeri mund t’ju shkaktojë ngërç në

Nutriconistja Tea Brame këshilloi që gjatë verës duhet të bëjmë shumë kujdes me konsumin e sheqerit.

Në “Summer Cube”, në Euronews Albania, ajo tha se duhet të shmangim ushqimet që përmbajnë sheqer para se të futemi në det, pasi mund të pësojmë ngërçe muskulare, një nga gjërat që nuk duhet të konsumojmë është edhe uji me vitamina të cilin ne shepsh e konsumojmë duke menduar se është thjesht ujë, por sipas nutricionistes ai ka shumë sheqer.

Kujdes me konsumin e alkoolit, me konsumin e çokollatave me patatet e skuqura, sepse nëse shkoni të notoni dhe keni konsumuar këto, do ju kapi ndonjë ngërç muskular. Kjo ndodh sepse sheqer mund të shkaktojë dehidratim në trup dhe na jep probleme me muskujt.

Ka shumë njerëz që nuk e kuptojnë se çfarë ua ka shkaktuar ngërçin muskular, por është pikërisht sasia e sheqerit. Më kryesorja duhet të shmangni ujin me gazë e me vitamina, sepse ndonjëherë ne themi është ujë e po e konsumoj, por jo, ai ka sheqer. Konsumojeni ujin të thjeshtë ose bëjeni në formë detoksi”,-tha Brame.

 

Të fundit