Flash News

E-TJERA

Shërbimet e ‘e-Albania’ janë falas, Rama: Zyrat private që kërkojnë para po shkelin ligjin

Shërbimet e ‘e-Albania’ janë falas, Rama: Zyrat private

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh për qytetarët që hasin vështirësi në përdorimin e platformës e-Albania për shërbime të ndryshme.

Përmes një postimi në Facebook, ai theksoi se ndihma për këto shërbime ofrohet falas nga njësitë vendore në të gjithë vendin.

“Të gjithë qytetarët që kanë nevojë për asistencë në përdorimin e platformës e-Albania, mund t’i drejtohen zyrave të bashkive apo njësive administrative përkatëse, ku do të marrin ndihmën që u nevojitet, pa asnjë pagesë,” deklaroi Rama.

Por në këtë periudhë trazirash ku kryeministri ka dhënë ultimatum për të shkarkuar punonjësit e bashkive në vend, dhe sikur qytetarët të paraqiten në këto qendra vendoset në pikëpyetje nëse qytetarët mund të marrin përgjigjje.

 

 

Të fundit