Flash News

E-TJERA

Shërbimet online, mediat e huaja: Nuk dihet se si do të ndikojë te të moshuarit apo personat që s’kanë akses në internet

Shërbimet online, mediat e huaja: Nuk dihet se si do të ndikojë

Prej ditës së djeshme, qytetarët shqiptarë do t’i marrin online shërbimet, pasi qeveria vendosi të heqë sportelet, si nismë për të luftuar korrupsionin.

Shqiptarët do të duhet të përdorin portalin e shërbimeve elektronike të qeverisë për të marrë shumicën dërrmuese të shërbimeve publike.

“Ky hap madhor në ofrimin e shërbimeve të sektorit publik eliminon komunikimin personal mes qytetarëve dhe punonjësve të administratës publike, duke zhdukur praktikat e korrupsionit, radhët e gjata dhe pakënaqësitë”, ka thënë më herët kryeministri Edi Rama.

Mediat e huaja janë ndalur te mënyra se si do të ndikojë ky vendim i qeverisë te personat që nuk kanë akses në internet dhe të moshuarit. Qevreria ka thënë se çdo institucion do të ketë në dispozicion Call Center për t’i ardhur në ndihmë të moshuarve, por mbetet për t’u parë se si do të jetë qasja e këtyre të fundit me mënyrën e re të shërbimeve. 

“Nuk dihet ende se si ky veprim do të ndikojë te të moshuarit apo ata që nuk kanë akses në internet. Megjithëse raportet ndryshojnë në varësi të burimit, midis 70% dhe 80% e popullsisë kanë akses të rregullt në internet”, shkruan Euroactiv.

Të fundit