Flash News

E-TJERA

Shërbimet online, kontabilistija: Shpenzime ‘ekstra’ për qytetarët, rrezikohen të dhënat

Shërbimet online, kontabilistija: Shpenzime ‘ekstra’ për

Nga dje, sportelet u mbyllën dhe shërbimet për qytetarët do të ofrohen online. Tanimë edhe dokumentet e nevojshme që dikur merreshin në gjendje civile do t’i marrin përmes e-Albania.

megjithatë, jo të gjithë qytetarët janë të informuar lidhur me mënyrën dhe procedurat e duhura për të aplikuar e për të marrë një shërbim apo dokument nga portali. Zyrat e konsulencës janë ato që përballen me fluksin e kërkesave  nga ana e qytetarëve për t’u informuar.

Kontabilistja Etleva Tresa tha për ‘E-ZONE’ në Vizion + se një pjesë e qytetarëve nuk kanë telefona, një pjesë e-mail, ndërsa pjesa tjetër harrojnë fjalëkalimin e llogarisë. Tresa nuk përjashtoi as rrezikun e sigurisë së të dhënave, nëse llogaria hapet në një qendër interneti.

“Unë nuk e di në çfarë studimi është bazuar qeveria për një vendimmarrje të tillë, pasi Shqipëria nuk është Tirana. Shumë individë s’kanë as telefona smart për të marrë shërbime në telefon. Ne si zyrë ofrojmë këtë shërbim, duke ruajtur konfidecialitetin, por ky proces nuk ofron garanci nëse këto llogari hapen vend e pa vend, qoftë edhe në zyra intereneti”, tha Tresa.

Tresa tha se ky shërbimet online ofrohen prej kohësh po me një pagesë ekstra për qytetarët, teksa theksoi vështirësinë që haset kryesisht me aplikimet te pronat.

“Ne kemi kohë që e ofrojnë këtë shërbim kundrejt një pagese simbolike, por shumë aplikime janë të komplikuara, siç janë pronat, ndaj edhe pse teknologjia ka avanatazhe, mendoj se kjo reformë do të komplikojë ndjeshëm procedurat për shumë qytetarë”, u shpreh Treska.

 

Të fundit