Flash News

E-TJERA

Shërbimet publike në e-Albania, drejtoresha Repishti: 17% e tyre kundrejt parave, si do të bëhet pagesa

Shërbimet publike në e-Albania, drejtoresha Repishti: 17% e tyre

95% e shërbimeve publike prej 1 majit ofrohen online në portalin e-Albania.

Drejtoresha e e-Albania, Nevila Repishti ka sqaruar në Report Tv se 16-17% e shërbimeve online ofrohen kundrejt pagesës. Për këtë, ajo shpjegoi se pagesa për këto shërbimi do kryhet në e-Albania përmes kartës së kreditit ose debitit.

“Në e-albania ofrohen 1225 shërbime publike, ka nisur me digjitalizimin e tyre që nga janari i 2020. Nga 1 maji është mbyllja e plotë e ciklit elektronikisht për marrjen edhe përgjigjes me vulë elektronike. Pagesat sipas tipologjisë, pjesa e përfshirjes së këtij hapi mundësohet nga e-Albania me një karte krediti ose debiti. Sipas tipologjisë së shërbimit vendosim të dhënat. Ofrohen rreth 16 ose 17% e shërbimeve me pagesë. Mund të kryejnë online pagesat për detyrimet tatimore.”, tha Repishti.

Sa u takon vështirësive që mund të hasin qytetarët në përdorimin e portalit, Repishti tha se në e-Albania ka një hapësirë të veçantë me video që shpjegon sesi qytetarët mund të aplikojnë për një shërbim të caktuar.

Por një mundësi tjetër për tu informuar është edhe e-maili i vënë në dispozicion nga portali, [email protected] ku qytetarët mund të marrin çdo informacion që iu nevojitet.

 

Të fundit