Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Shërbimi paliativ i cunguar, mijëra të sëmurë lihen vetëm në fund të jetës

Një dekadë pasi u miratua Ligji për Kujdesin Paliativ, ai ofrohet vetëm për të sëmurët terminalë me kancer, duke lënë jashtë skemës së mbështetjes mijëra pacientë me diagnoza të rënda, kronike. Por, edhe për të sëmurët me kancer ky shërbim ofrohet i cunguar, duke iu mohuar kujdesin paliativ në udhëtimin e fundit të jetës.
Mungesa e kujdesit dinjitoz
Dajana, një 48-vjeçare, e cila vuante nga kanceri në rrëzën e gjuhës, në pamundësi për të folur, komunikonte vetëm duke shkruar me personat që kujdeseshin për të.
“Faleminderit për kujdesin e deritanishëm, por mos u lodhni, ecni me mua deri në fund.
Unë nuk dua të vdes nga uria!”, – janë vetëm disa nga komunikimet që Dajana kishte me stafin e qendrës Mary Potter në Korçë, një qendër e specializuar në ofrimin e kujdesit paliativ.
Mjekët kishin hequr dorë nga Dajana, duke i mohuar një jetë me dinjitet pacientes, pavarësisht diagnozës që ajo kishte. Ata refuzuan t`i bënin një ndërhyrje ndihmuese për të marrë ushqimin, me pretendimin se në këtë rast kirurgjia nuk kishte vlerë.
Shqipëria ka miratuar Ligjin për Kujdesin Paliativ që në vitin 2014, por mijëra pacientëve në të gjithë Shqipërinë, të cilët kanë nevojë për kujdes paliativ në udhëtimin e fundit të jetës, iu mohohet ky shërbim.
Të dhënat e mbledhura nga INA Media nëpërmjet dëshmive dhe kërkesave për informacion tregojnë se e përfitojnë këtë shërbim 10 herë më pak pacientë se sa kanë realisht nevojë.
Aktualisht, në shkelje të plotë të ligjit, ky shërbim ofrohet vetëm për të sëmurët me kancer në fazat terminale dhe vetëm në pak rrethe: në Tiranë, në Durrës, në Korçë, në Pogradec, në Shkodër dhe kryesisht vetëm në qytete dhe në rrethinat.
Institucionet kanë harruar që t`i miratojnë aktet nënligjore se sa do t`i kushtonte buxhetit të shtetit një i sëmurë, duke bërë që ligji të bëhet i pazbatueshëm si pasojë e kostove financiare.
Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, që është institucioni përgjegjës për zbatimin e Ligjit për Kujdesin Paliativ, thotë se e ka garantuar shërbimin afër vendbanimit të çdo pacienti që vuan nga patologjitë e kancerit dhe “mburret” se ofron kujdesin paliativ në 11 spitale rajonale, duke dëshmuar se as ky institucion nuk e njeh ligjin që i referohet.
Sipas përkufizimit ligjor, kujdesi paliativ aplikohet, kur kanë dështuar të gjitha terapitë mjekësore. Ky kujdes mjekësor duhet të ofrohet për të gjithë pacientët me sëmundje të pashërueshme, kronike. Ai ka si qëllim që t`i asistojë pacientët, duke i mbështetur për trajtimin e simptomave fizike, përshkrimin e opiateve për dhimbjet e forta, por edhe mbështetje psikologjike për të sëmurët apo edhe për familjarët e tyre.
Të përjashtuar nga ligji
Ashtu siç iu sugjeroi mjekja, dy vajza iu drejtuan për ndihmë qendrës Mary Potter në Korçë. Babai i tyre kishte dhimbje të forta në këmbën e amputuar si pasojë e diabetit. Opiatet, që përdoren në këto raste për qetësimin e dhimbjeve, nuk shiten në farmaci dhe duhet t`i japë me rekomandim mjeku i kujdesit paliativ, por ky shërbim ofrohet vetëm për të sëmurët me tumor, ndaj vajzat u kthyen duarbosh, pa mundur të bëjnë asgjë për të qetësuar dhimbjet e babait.
“Ne nuk mund të bënim asgjë, pasi shërbimi, që ofrojmë, është vetëm për pacientët me kancer terminal”, – thotë jo pa dëshpërim Irena Lasku nga Mary Potter.
Me akses të kufizuar vetëm te të sëmurët me diagnoza malinje, ligji përcakton se porta e parë është mjeku i familjes, por as ky mekanizëm nuk funksionon. Pavarësisht asaj që shkruhet në letër, as vetë mjekët, të cilët duhet ta ofronin këtë shërbim, nuk e njohin ligjin, që e rregullon.
Irena shpjegon se i rekomandoi dy vajzat e pacientit që të shkonin te mjeku i familjes dhe t’i kërkonin shërbim për qetësimin e dhimbjeve, duke iu treguar Ligjin e Kujdesit Paliativ, i cili i detyron këta të fundit që ta ofrojnë një shërbim të tillë.
E konsideruar si një gjendje shëndetësore, që kërkon mbështetje të madhe, financiare (për sigurimin e terapive qetësuese), emocionale, por edhe psikologjike, 10 vite pas miratimit të tij të sëmurët kronikë me diagnoza të tjera, të rënda janë harruar dhe janë lënë në mëshirë të fatit.
“Alzheimer-i, skleroza multiple, diabeti i avancuar, sëmundjet kongjestive të zemrës apo SPOK-u janë sëmundje, të cilat bien nën juridiksionin e ligjit dhe shërbimi duhet të ofrohej edhe për to”, – shpjegon Irena Lasku, që merret me kujdesin paliativ.
“Te kujdesi paliativ nuk përfshihen vetëm pacientët “e destinuar për të ndërruar jetë”, – këmbëngul Enxhi Hasani, specialiste e shëndetit publik.
Sipas saj, nga ky lloj shërbimi duhet të përfitojnë të gjithë pacientët që kanë një sëmundje të rëndë, kronike, që do t`i shoqërojë gjatë gjithë jetës dhe do kenë nevojë për mbështetje, qoftë mjekësore, qoftë psiko-sociale.
Ekspertët e shëndetësisë thonë se 60% e personave që ndërrojnë jetë gjatë një viti kanë nevojë për kujdesin paliativ, që mund të jetë një ditë, një javë apo disa muaj. Sipas INSTAT-it, përgjatë vitit 2022 ndërruan jetë 23,998 persona, që do të thotë se rreth 14.398 prej tyre mund të kenë pasur nevojë për kujdes paliativ, por, ata që e përfitojnë, janë shumë të paktë në numër.
“Ndoshta edhe më shumë se 60%, pasi nuk kemi të dhëna të sakta në Shqipëri”, – shprehet zonja Lasku.
Shërbimi Onkologjik në Banesë, që është institucion publik, iu ofron shërbim rreth 800 personave në vit, ndërkohë që Ryder Albania, që vepron në Tiranë dhe në Durrës dhe Mary Potter, në Korçë asistojnë përkatësisht 500 dhe 300 pacientë të tjerë. Pra, ky shërbim, që është i garantuar me ligj, iu është ofruar vetëm 1.500 personave nga 15 mijë që kanë patur nevojë përgjatë vitit të kaluar, duke cenuar rëndë të drejtën për të jetuar me dinjitet deri në ditën e fundit.
Në sistemin publik shërbimi paliativ ofrohet nga Shërbimi Onkologjik në Banesë (SOB), që iu ofron asistencë në ditët e fundit të jetës pacientëve në Tiranë, në Kamëz, në Vorë dhe në rrethina; ndërsa që nga viti 2016 janë ngritur qendrat e kujdesit paliativ edhe nëpër spitalet rajonale.
“Ligji thotë se ky shërbim iu ofrohet të gjithë të sëmurëve më sëmundje të pashërueshme, kronike, qoftë kancer, qoftë sëmundje të tjera”, – thotë Irena Lasku, drejtuese e qendrës Mery Potter, në Korçë.
Sipas saj, qendra, që ajo drejton, fokusohet në ofrimin e shërbimit vetëm për ata pacientë që vuajnë nga sëmundjet tumorale, për shkak të stafit të reduktuar prej 16 personash dhe ofron shërbim për të gjithë rajonin juglindor në vend.
Fatkeqësisht, ajo që bie në sy nga komunikimi zyrtar me Ministrinë e Shëndetësisë, si dhe spitalet rajonale në vend, është përkufizimi i këtij shërbim shëndetësor vetëm për të sëmurët me kancer, çka tregon që vetë institucioni nuk e njeh ligjin.
“Kemi garantuar shërbim afër vendbanimit për çdo pacient që vuan nga patologjitë e kancerit, duke ofruar shërbim paliativ në 11 spitale”, – shprehet zyrtarisht ministria, por duket se në terren spitalet përballen me mungesa dhe disa prej tyre nuk e ofrojnë shërbimin as për të sëmurët tumoralë.
“Kemi punuar së bashku me Ryder Albania, SOB Tirana dhe me mbështetjen e ekspertëve nga SHBA për të ngritur 12 njësi në spitalet rajonale, por nuk funksionojnë”, – akuzon Irena Lasku.
“Këtë e shohim edhe në Korçë. Pacientët e qendrës sonë shkojnë në Urgjencë gjatë fundjavës për të qetësuar dhimbjet. Fatkeqësisht, iu bëhet një trajtim i momentit dhe dërgohen për në banesë”, – thotë Irena Lasku, e cila e konsideron gjithashtu pozitive hapjen e qendrave të kimioterapisë në spitale, që ka reduktuar nevojat e të sëmurëve për të udhëtuar drejt Tiranës.
Mungesa e shërbimit paliativ, sipas parashikimit ligjor, ka rritur barrën financiare për familjet që kanë një person, i cili ka nevojë për kujdes paliativ.
“Personat, që kujdesen për të sëmurët paliativë, mund të detyrohen që ta lënë punën, pasi duhet të kujdesen për familjarin e sëmurë dhe kjo çon në uljen e të ardhurave familjare”, – thotë Enxhi Hasani, specialiste e shëndetit publik. Sipas saj, ka studime, të cilat tregojnë se ofrimi i kujdesit paliativ nga shteti mund të çojë në të ardhmen në reduktimin e kostove, pasi ulen, qoftë kostot direkte, qoftë ato indirekte.
“Me kosto direkte në shëndetësi nënkuptojmë kostot e ofrimit të shërbimeve shëndetësore, hospitalizimeve, medikamenteve apo shërbimeve të urgjencës”, – sqaron ajo, e cila shton se të gjitha këto duhet të mbulohen nga shteti.
Spitalet nxjerrin zbuluar ministrinë
Strukturat spitalore, edhe kur ofrojnë shërbim, e ofrojnë atë vetëm për të sëmurët me tumoret e pashërueshme. Krejt ndryshe nga Ministria e Shëndetësisë, vetë spitalet pranojnë se nuk mund të mbulojnë as të sëmurët me kancer. Arsyet lidhen kryesisht me mungesën e stafit dhe mungesën e njohurive.
“Spitali i Gjirokastrës nuk ka një pavijon të dedikuar për kujdesin paliativ, pasi kemi mungesë burimesh njerëzore, mjekë specialistë, onkologë, gjë e cila e vështirëson dhe e pengon hapjen e këtij shërbimi”, – tha për INA Median spitali rajonal i Gjirokastrës.
Ky spital sqaron se është në pritje të plotësimit të strukturës me mjekë specialistë, megjithëse ia ka kërkuar vazhdimisht Ministrisë së Shëndetësisë dhe Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor, Rajonal.
Në Vlorë njësia e kujdesit paliativ ka nisur të funksionojnë më 16 maj të vitit 2016.
Në strukturën e saj, përbërëse ka një mjek onkolog, 2 infermierë të specializuar për dhënien e kujdesit paliativ, një psikolog dhe një sanitare.
“Shërbimi paliativ është fokusuar vetëm te të sëmurët terminalë me kancer, të cilëve iu ka dështuar radioterapia dhe kimioterapia ose janë diagnostikuar në stadet e avancuara, terminale”, – thotë ky spital rajonal, duke shtuar se kanë vetëm një dhomë për shërbimin me shtretër me fjetje, si dhe një dhomë me 2 shtretër për pacientët që kanë performancë më të mirë.
“Në të kundërt, personeli ynë shkon në familjet e pacientëve”, – sqaron më tej spitali i Vlorës
Në Fier, edhe pse spitali Memorial u ndërtua i ri, shërbimi i kujdesit paliativ nuk ofrohet.
Edhe në Berat shërbimi ofrohet vetëm për të sëmurët që vuajnë nga sëmundje onkologjike në stadin terminal. Mes planeve për t`u shndërruar në një qendër spitalore rajonale është përfshirë edhe zgjerimi i këtij shërbimi.
“Kemi në plan që të shtojmë numrin e shtretërve për këtë kontingjent të sëmurësh, edhe pse duhet specifikuar që deri më tani ofrimi i shërbimit ka qenë nga të gjithë specialistët, përveç onkologut, sipas komplikacioneve që këto lloj patologjish malinje bëjnë”, – thonë zyrtarisht nga spitali i Beratit.
Në Elbasan struktura spitalore ka një pavijon të dedikuar ndaj shërbimit paliativ – kimioterapi – që prej vitit 2014. Në këtë strukturë ofrojnë shërbim 2 mjekë onkologë, 6 infermierë, 1 psikolog dhe 1 sanitare. Edhe në këtë spital shërbimi ofrohet vetëm ditor, “në një dhomë me tre shtretër”, e cila gjendet veçmas dhomës ku aplikohet kimioterapia”, dhe jo me fjetje.
Nga vitit 2018 deri në qershor të vitit 2021 kjo strukturë ka ofruar edhe shërbim paliativ në banesë, por aktualisht është ndërprerë për shkak të mungesës së personelit mjekësor dhe infermieror.
“Kemi nevojë për shtimin e personelit infermieror, të trajnuar për shërbimin paliativ, si dhe për mjete transporti për ofrimin e shërbimit në banesë dhe hospice me shtretër për shërbim 24 orësh të pacientëve”.
Në spitalin rajonal të Durrësit ka shtretër të dedikuar për kujdesin paliativ pranë pavijonit të sëmundjeve të brendshme për të sëmurët me kancer, ndërsa shërbimi në banesë është ndërprerë në vitin 2019.
“Krijimi i një stafi multidisiplinar/interdisiplinar, të dedikuar vetëm për kujdesin paliativ për të sëmurët me kancer ose jo”, – shprehet ky institucion, kur pyetet për nevojat që ka, për të mundësuar një shërbim paliativ ndaj pacientëve.
Në spitalin e Lezhës ky shërbim ofrohet nga Klinika e Kujdesit Paliativ dhe nga Njësia e Kimioterapisë, e cila, sipas përgjigjes zyrtare të spitalit të Lezhës, përbëhet nga: 1 shef, 1 mjek, 3 infermierë. Kjo strukturë spitalore ofron hospice me shtretër ditorë dhe shërbim në banesë.
“Pacientët onkologjikë, që kanë nevojë për hospitalizim, shtrohen në Shërbimin e Kirurgjisë së Përgjithshme”, – thuhet në përgjigje.
Në spitalin e Shkodrës kujdesi paliativ ofrohet që prej vitit 2014, por jo gjatë fundjavës apo pas orës 1600. “Kujdesi paliativ është shërbim ditor 0800-1600, nga e hëna deri ditën e premte. Brenda këtij orari kryhen edhe vizitat në banesë nga stafi mjekësor”, – shprehet zyrtarisht ky institucion.
Ndërkohë, në spitalin e Dibrës nuk ka një pavijon për kujdesin paliativ, por pacientët qëndrojnë në pavijone në varësi të diagnozës.
“Aktualisht, në Spitalin Rajonal, Dibër nevojitet një repart i posaçëm për kujdesin paliativ për shërbimin me shtretër, ku të kemi edhe strukturë të posaçme për këtë shërbim, që të përfshijë edhe mjekun onkolog”, – thotë ky spital.
Spitali Rajonal i Kukësit ka dy shtretër në dispozicion të kujdesit paliativ dhe ofron shërbim ditor në spital, por edhe në banesë.
Shërbimi në këtë spital ka nisur të ofrohet që prej vitit 2016, por INA Medias iu vendosën në dispozicion të njëjtat statistika për të gjitha llojet e hospice, që ngrenë dyshime se ky spital, jo vetëm nuk mban statistika, por shërbimi i kujdesit paliativ është fiktiv, sa për të përmbushur kriteret ligjore.
“Një pjesë e kolegëve, që janë trajnuar, edhe në Shqipëri, edhe jashtë vendit, nuk punojnë më në kujdesin paliativ. Edhe ata që punojnë, punojnë pak kohë”, – shprehet Irena Lasku, pjesë e grupit të ngritjes së këtyre njësive, duke vënë në dyshim të gjithë funksionimin e kësaj strukture nëpër spitalet rajonale.
“Ne kemi mungesë informacioni nga komuniteti, mungesë informacioni dhe interesi nga personeli shëndetësor e me radhë. Nëse komuniteti do të ketë informacion dhe do ta dijë që ka një ligj për kujdesin paliativ, një njeri, që vuan nga alzheimer-i, do të shkojë t’ia kërkojë shërbimin doktorit, duke i thënë: “Ma jep ligji dhe do të ma ofrosh me një këmbë”. Mjekët nuk e dinë ligjin dhe thonë: “S’jap dot opiate etj.”, – thotë zonja Lasku.
Institucionet nuk e dinë sa pacientëve iu shërbejnë
As Ministria e Shëndetësisë, as Fondi i Detyrueshëm i Sigurimit dhe i Kujdesit Shëndetësor dhe as INSTAT-i nuk kanë asnjë të dhënë për personat që marrin kujdes paliativ.
Dikasteri i bluzave të bardha, kërkesës së INA Medias për personat që kanë patur nevojë për shërbimin paliativ në harkun kohor 2014-2023, iu përgjigj, jo me një shifër, por duke bërë një krahasim me barnat që rimbursoheshin për këtë kategori në vitin 2013, kohë kur ligji nuk ekzistonte.
“Krahasuar me vitin 2013, ku rimbursohej vetëm morfina dhe analgjezikët opioidë, sot rimbursohet tramadol, oxycodone, fentanyl, duke e çuar nivelin e kujdesit në nivelet bashkëkohore. Në listën e barnave, që përdoren në kujdesin paliativ, janë 92 barna me rimbursim”, – shprehet institucioni më i rëndësishëm i shëndetësisë në vend, duke mos vënë në dispozicion një numër.
Megjithëse çdo recetë, që lëshojnë mjekët për përdorimin e opiateve për këtë kategori, kalon në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, as ky institucion nuk di të thotë se sa është numri i pacientëve, që kanë përfituar shërbimin paliativ.
“Nga statistikat që Fondi mbledh, nuk disponon një numër pacientësh”, – tha ky institucion.
/INA MEDIA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38