Flash News

E-TJERA

Sherr dhe të shtëna me armë mes banorëve në Tiranë, 4 të plagosur me sende të forta

Sherr dhe të shtëna me armë mes banorëve në
Foto Ilustruese

Disa banorë janë përfshirë në një konflikt me sende të forta pranë shkollës “Andon Zako Çajupi” në Tiranë.

Mësohet se nga konflikti kanë mbetur të plagosur me sende të forta 4 persona. Ndërkohë njëri prej banorëve i përfshirë në konflikt dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri në ajër.

Policia ka mbërritur ne vendngjarje duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Është sekuestruar një arme zjarri pistoletë dhe janë shoqëruar 2 persona në komisariat.

Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e konfliktit.

 

Të fundit