Flash News

E-TJERA

Sherr i dhunshëm në Trento, përplasje mes shqiptarëve dhe afrikanëve

Sherr i dhunshëm në Trento, përplasje mes shqiptarëve dhe

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e kësaj të premteje qendrën e qytetit të Trento, ku një konflikt i dhunshëm mes katër personash është shoqëruar me të shtëna armësh, duke lënë të plagosur një person.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:15, kur fillimisht dy persona ndodheshin në një lokal duke pirë kafe, ndërsa dy të tjerë iu afruan në këmbë nga zona e Piazza Fiera. Sipas rindërtimit paraprak, situata ka eskaluar shpejt në një përplasje fizike mes palëve.

Dy personat që ndodheshin në lokal janë larguar me vrap drejt një tabakerie në rrugën “Santa Croce”, ku janë ndjekur nga dy të tjerët. Pikërisht aty ka shpërthyer një tjetër përplasje, gjatë së cilës janë dëgjuar edhe disa të shtëna, të cilat dyshohet se janë kryer me pistoletë manovër.

Si pasojë e konfliktit, një person ka mbetur i plagosur në zonën e shpatullës. Sipas burimeve paraprake, arma dyshohet se është përdorur edhe si mjet goditjeje fizike gjatë sherrit.

Policia ka bërë të mundur ndalimin e të katër personave të përfshirë. Fillimisht u dyshua për një tentativë grabitjeje, por hetimet e fundit flasin për një konflikt mes dy shtetasve shqiptarë dhe dy personave me origjinë nga Afrika e Veriut.

Të fundit