Flash News

E-TJERA

Sherr në Metamorfosi, plagosen tre persona, mes tyre një 19-vjeçar shqiptar

Sherr në Metamorfosi, plagosen tre persona, mes tyre një

Një sherr i ashpër ka ndodhur mesditën e së premtes në rrugën Pefkon, në zonën e Metamorfosit, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Sipas raportimeve, një 19-vjeçar shqiptar ka përfunduar në spitalin e Kryqit të Kuq pasi është plagosur me një kaçavidë. Ndërkohë, autoritetet kanë arrestuar shtatë persona në lidhje me ngjarjen, përfshirë katër të rritur dhe tre të mitur.

Ende nuk dihen motivet që çuan në këtë konflikt të dhunshëm, ndërsa policia vijon hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e sherrit.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim në zonë, ndërsa të plagosurit po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Policia greke ka intensifikuar hetimet për të zbuluar rolet e secilit të arrestuar në këtë incident.

Të fundit