Flash News

E-TJERA

Sherr masiv mes të rinjve pranë Pallatit të Sportit, ndërhyn policia

Sherr masiv mes të rinjve pranë Pallatit të Sportit, ndërhyn

Një konflikt i dhunshëm ka përfshirë 15 të rinj, nxënës të shkollës “Gjergj Kastrioti”, të cilët janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur pranë Pallatit të Sportit, në një tunel në hyrje të pallateve, duke krijuar tension dhe panik në zonë.

Dëshmitarët raportojnë se situata ka qenë kaotike, ndërsa shkaqet e konfliktit mbeten ende të paqarta.

Menjëherë pas përleshjes, forcat e policisë kanë ndërhyrë në vendngjarje dhe kanë shoqëruar disa nga të rinjtë e përfshirë. Hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes vijojnë.

Të fundit