Flash News

E-TJERA

Sherr masiv në Tiranë, 4 të shpallur në kërkim, dëmtuan mjete dhe përdorën armë

Sherr masiv në Tiranë, 4 të shpallur në kërkim,

Katër persona janë shpallur në kërkim pas një sherri masiv të ndodhur në kryeqytet.

Tre ditë më parë, dy prej shtetasve të shpallur në kërkim kanë shkuar në ambientet e një biznesi de janë konfliktuar fizikisht me tre shtetas të tjerë.

Gjatë sherrit janë dëmtuar dy automjete si edhe janë përdorur armë.

“Gjithashtu po punojnë për kapjen e shtetasve P. E., 47 vjeç, E. E., 18 vjeç, O. H., 33 vjeç, dhe A. B., 39 vjeç.

Shtetasit O. H., dhe A. B., më datë 14.06.2024, rreth orës 23:15, kanë shkuar në ambjentet e një objekti në administrim nga shtetasi F. E., dhe për motive të dobëta, kanë kanosur me fjalë rojën e objektit, shtetasin S. A., janë konfliktuar fizikisht me shtetasit P. E., F. E., dhe E. E., e gjatë konfliktit dyshohet se njëri prej tyre ka qëlluar në ajër me armë zjarri.

Më pas shtetasit e përfshirë, janë munduar të fshehin ngjarjen nga Policia. Gjatë konfliktit janë dëmtuar 2 mjetet e personave të përfshirë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu çifte, dhe 1 shotgun, (të cilat janë me leje nga organet përkatëse)”, njofton policia.

Të fundit