Flash News

E-TJERA

Sherr masiv në Tiranë, tre persona mbeten të lënduar

Sherr masiv në Tiranë, tre persona mbeten të lënduar

Një sherr masiv ka ndodhur pak më parë në Tiranë, ku 3 persona raportohet se kanë marrë plagë të rënda.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë, ku thuhet se në sherr janë përfshirë 4 persona. Ata kanë dhunuar njëri-tjetrin, teksa është dashur ndërhyrja e policisë për t’i ndaluar.

Efektivët kanë shoqëruar njërin prej tyre në komisariat. 3 të tjerët janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Të fundit