Flash News
Tragjedi në Turqi/ Zjarr në një hotel në Kartalkaya, 10 viktima dhe 32 të plagosur
Miliarderët e teknologjisë që morën pjesë në inaugurimit e Donald Trump
SPAK, ende në kërkim të parave të ‘incineratorit fantazmë’ të Tiranës
Trump shpall në minutat e tij të para në detyrë një "emergjencë kombëtare"
Pason Fabrizio Buccin, emërohet ambasadori i ri Italian në Tiranë
Sherr masiv në Tiranë, tre të plagosur nga përplasja me sende të forta
Sherr masiv në Tiranë, tre të plagosur nga përplasja me sende të forta
Një sherr masiv ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Tiranë, ku tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një konflikti të dhunshëm me sende të forta. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:50, në rrugën “Thoma Koxhaj”.
Policia raporton se konflikti ka përfshirë shtetasit Sh. H. dhe K. H., të cilët janë përplasur fizikisht me shtetasit F. C., G. Z., dhe S. Z. Për pasojë, këta të fundit kanë pësuar dëmtime dhe ndodhen aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, shtetasit Sh. H. dhe K. H. janë shoqëruar në komisariat, ku po merren në pyetje për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.
Grupi hetimor ka nisur punën për të zbuluar motivet e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e secilës palë të përfshirë.
Kjo ngjarje ka shkaktuar shqetësim në zonë, ndërsa autoritetet vazhdojnë hetimet për të qetësuar situatën.