Flash News

E-TJERA

Sherr me armë zjarri për një lopë, si ndodhi plagosja mes bashkëfshatarëve në Kurbin

Sherr me armë zjarri për një lopë, si ndodhi plagosja mes

Një person u plagos me armë zjarri mbrëmjen e sotme në fshatin Gjormë të Kurbinit.

Sipas policisë, i plagosur mbeti Rasim Tafa mbeti i plagosur pasi u qëllua nga fqinji i tij Met Lika.

Mësohet se ngjarja ndodhi pas një sherri banal mes tyre, pasi lopët e Rasim Tafës kishin hyrë në parcelën në pronësi të Met Likës.

Pas ngjarjes, policia ka arrestuar autorin e plagosjes, Met Likën ndërsa i plagosuri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Kurbin / Plagosi me armë zjarri për motive të dobëta një 53-vjeçar, falë reagimit në kohë të Policisë kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Në fshatin Gjormë, Kurbin, rreth orës 20:15, shtetasi M. L., 41 vjeç, banues po në këtë fshat, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, me bashkëfshatarin e tij, shtetasin R. T. 53 vjeç, e ka plagosur me armë zjarri 53-vjeçarin, i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.

Falë reagimit në kohë, veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme procedurale, autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi M. L.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentinin ligjor të saj.

Të fundit