Flash News

E-TJERA

Sherr me mjete të forta mes adoleshentëve në Tiranë

Sherr me mjete të forta mes adoleshentëve në Tiranë
 Një sherr mes të miturve të moshave 16 vjeç, ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet.

Policia bën me dije se të dy janë shoqëruar në Komisariat, me praninë e prindërve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 16.01.2024, rreth orës 18:25, në Rrugën e Durrësit, 2 shtetas 16 vjeç, janë konfliktuar me grushte, me dy bashkëmoshatarë të tyre.

Palët e përfshira në konflikt janë shoqëruar në komisariat, në praninë e prindërve, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Të fundit