Flash News

E-TJERA

Sherr me sende të forta mes disa personave dhe policëve në Sarandë, dy të lënduar

Sherr me sende të forta mes disa personave dhe policëve në

Dy persona u lënduan pas një sherri masiv me grushte dhe sende të forta gjatë natës së mbrëmshme në fshatin Gjashtë në Sarandë.

Mes personave të përfshirë ishin edhe disa punonjës policie të cilët në momentin e ngjarjes ishin jashtë orarit të punës.

"Më datë 02.01.2025, rreth orës 01:35, në fshatin Gjashtë, Sarandë, dyshohet se janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta, duke përdorur sende të forta, disa shtetas, ndërmjet tyre dhe punonjës policie jashtë shërbimit.

Si pasojë e konfliktit, kanë mbetur të dëmtuar shtetasit E. N. dhe A. N., të cilët, pas marrjes së ndihmës mjekësore në spital, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme.

Në Komisariatin e Policisë janë shoqëruar gjithashtu disa prej shtetasve të përfshirë në konflikt, përfshirë punonjësit e Policisë jashtë shërbimit. Vijon puna për identifikimin dhe shoqërimin e të gjithë shtetasve të tjerë të përfshirë.

Grupi hetimor dhe AMP, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, po punojnë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje", njofton poloicia. 

Të fundit