Flash News

E-TJERA

Sherr me sende të forta në Kamzë, tre të plagosur e 4 në pranga

Sherr me sende të forta në Kamzë, tre të plagosur e 4
Foto ilustruese

Një sherr me sende të forta mes të rinjve është regjistruar dje në Kamzë, e për pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas policisë, katër prej të rinjve të përfshirë në konflikt janë vënë në pranga.  

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit E. P., 20 vjeç, E. P., 20 vjeç, L. H., 19 vjeç, si dhe një të mitur 17 vjeç, të gjithë banues në Kamzë. Ditën e djeshme, rreth orës 20:00, në bulevardin “Nënë Tereza”, këta shtetas janë konfliktuar dhe kanë goditur me sende të forta shtetasit K. Z., 19 vjeç, L. Gj., 19 vjeç dhe një shtetas 17 vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.“- njofton policia.

 

Të fundit