Flash News

E-TJERA

Sherr me sende të forta në Përmet, plagosen tre persona

Sherr me sende të forta në Përmet, plagosen tre persona

Pesë persona janë përfshirë në një konflikt me sende të forta në Përmet, e për pasojë kanë mbetur të plagosur tre prej tyre.

Sipas policisë  në vendin e quajtur “Agjencia”, janë konfliktuar me sende të forta, shtetasit K. N., 48 vjeç dhe J. N., 25 vjeç, me shtetasit Kosta Xhallo., Dh. Xh. dhe E. A., të gjithë banues në Përmet.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar shtetasit  Kosta Xhallo., 33 vjeç, Dh. Xh., 70 vjeç dhe E. A., 40 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit K. N. për në ambientet e Komisariatit të Policisë Përmet për të vijuar me procedurat e mëtejshme.

Gjithashtu është shoqëruar për në ambientet e Komisariatit dhe shtetasi Gj. B. Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi J. N. dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit