Flash News

E-TJERA

Sherr me sende të forta në Vlorë, një i vdekur

Sherr me sende të forta në Vlorë, një i vdekur

Një sherr me sende të forta ka ndodhur pak më parë në qytetin e Vlorës.

Dyshohet se si pasojë e përleshjes ka ndërruar jetë një person. Viktima është identifikuar si Armando Memshani, 51 vjeç.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë Gjykatës, ndërsa sherri për motive pronësie.

“Rreth orës 11:45, në lagjen “Hajro Çakërri”, në një qendër interneti, 2 shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe gjatë konfliktit shtetasi A. M., rreth 55 vjeç, për shkak të dhunës fizike (goditjeve me grushte), ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Nga veprimet e shpejta është bërë identifikimi i autorit dhe vijon puna për kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftimin.

Të fundit