Flash News

E-TJERA

Sherr me thika dhe sende të forta në Vlorë, disa të plagosur

Sherr me thika dhe sende të forta në Vlorë, disa të plagosur

Një sherr mes disa personave në një lavazho në lagjen “Hajro Çakërri” ka përfunduar me të plagosur, mes tyre një 20-vjeçar që ka marrë goditje me thikë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:45, ku gjatë konfliktit me sende të forta, shtetasi K. H., rreth 20 vjeç, ka mbetur i plagosur me mjet prerës dhe është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Gjithashtu, të dëmtuar nga përplasja kanë mbetur edhe tre persona të tjerë, R. Y., 30 vjeç, R. M., 19 vjeç, dhe D. I., 32 vjeç, të cilët pasi morën ndihmën mjekësore u shoqëruan në komisariat për t’u marrë në pyetje.


Policia ka identifikuar si autor të dyshuar të plagosjes me thikë shtetasin A. B., 25 vjeç, dhe po vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.


Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Të fundit