Flash News

E-TJERA

Sherr me thika mes adoleshentësh, ndërron jetë 15-vjeçari në Gramsh

Sherr me thika mes adoleshentësh, ndërron jetë 15-vjeçari

Një 15-vjeçar ka ndërruar jetë pas një sherri me mjet presës në Gramsh.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare “Asllan Shahini”. 5 adoleshentë janë konfliktuar mes tyre duke përdorur edhe thikën. Për pasojë, nga konflikti ka mbetur i vrarë një 15-vjeçar.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit.

"Rreth orës 13:30, në lagjen “Sport 2”, Gramsh, në rrugë, pas një konflikti të çastit mes 5 adoleshentëve është plagosur rëndë me mjet prerës (thikë), njëri prej tyre, shtetasi F. B., 15 vjeç, i cili pasi është dërguar në spital, ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Pas ndjekjes nga Policia, janë kapur dhe janë shoqëruar në Komisariat, 4 adoleshentët (ndërmjet tyre dhe autori) e përfshirë në konflikt, konkretisht shtetasit E. K., 15 vjeç, A. C., 14 vjeç, O. C., 14 vjeç dhe S. M., 15 vjeç të cilët do të merren në pyetje nga specialistët për Hetimin e Krimeve, në prani të prokurorit, të psikologut dhe të prindërve të tyre.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe përcaktimin e autorësisë së ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve, do të ketë njoftim për arrestimin e autorit dhe për masat që do të merren për 3 shtetasit e tjerë të shoqëruar", njofton policia.

Të fundit