Flash News

E-TJERA

Sherr me thika mes të rinjsh në Elbasan, një person humb jetën, plagoset i vëllai. Një vajzë 'mollë sherri'

Sherr me thika mes të rinjsh në Elbasan, një person humb

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Sipas të dhënave të para, një i ri ka ndërruar jetë, ndërsa vëllai i tij mbeti i plagosur pasi u përfshinë në një konflikt me disa të rinj të tjerë.

Florenc Kovaçi është viktima e sherrit të ndodhur këtë mbrëmje në Elbasan, ndërsa i plagosur në gjendje të rëndë ka mbetur vëllai i tij, Mikel Kovaçi.

"Më datë 05.11.2021, rreth orës 19:50, në lagjen "Qemal Stafa", Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta mes dy vëllezërve dhe disa personave të tjerë, konflikti është përshkallzuar dhe për pasojë dy vëllezërit janë plagosur me mjet prerës thikë .
Si pasojë e plagëve të marra njëri prej vëllezërve shtetasi F.K., rreth 28 vjeç, banues në Elbasan ka ndërruar jetë ndërsa vëllai tjetër shtetasi M.K 19 vjeç, ndodhet në spital për ndihmë mjeksore.
Shërbimet e policësë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes", ka sqaruar paraprakisht policia. 

Paraprakisht dyshohet se konflikti mes të rinjve dhe dy vëllezërve ka ndodhur për shkak të një femre.

 

Të fundit