Flash News

E-TJERA

Sherr me thika mes të rinjve në Gjirokastër, plagoset 21-vjeçari

Sherr me thika mes të rinjve në Gjirokastër, plagoset

Një sherr mes dy të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër.

Si rrjedhojë, njëri prej tyre ka mbetur i plagosur dhe u dërgua për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

"Mbrëmjen e sotme, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Gjirokastër, është paraqitur për të marrë mjekim, shtetasi L. H., 21 vjeç, banues në lagjen “Kodra e Shtufit”, i cili dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi L. Dh., 29 vjeç, banues në Fier, e ka goditur me mjet prerës (thikë).

21-vjeçari u dërgua për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit L. Dh.", njofton plicia. 


Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit