Flash News

E-TJERA

Sherr me thika mes të rinjve në Gjirokastër, plagoset 24 vjeçari

Sherr me thika mes të rinjve në Gjirokastër, plagoset 24

Një konflikt mes të rinjve në Gjirokastër ka përfunduar në përdorimin e thikës dhe plagosjen e njërit prej tyre.

Policia njofton se A. B., 19 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), E. G., 24 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 19 vjeç, banues në fshatin Asim Zenel, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. G., 24 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Po në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin H. H., 18 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi dyshohet se ka qenë i pranishëm gjatë konfliktit të ndodhur, por nuk ka kallëzuar në Polici”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit