Flash News

E-TJERA

Sherr me thika mes studentëve, një i plagosur në ‘Qytet Studenti’

Sherr me thika mes studentëve, një i plagosur në ‘Qytet

Dy studentë janë përfshirë në një sherr me thika në zonën e “Qytet Studentit” në Tiranë.

Mësohet se nga përplasja ka mbetur i plagosur njëri prej tyre. I plagosuri raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave.

"Më datë 21.11.2024, në Qytet Studenti, në rrugën "Sotir Kolea", gjatë një konflikti dyshohet se shtetasi A. A., 19 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin A. D., 20 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve", njofton policia.

Të fundit