Flash News

E-TJERA

Sherr me thika në 'Don Bosko', plagosen dy persona

Sherr me thika në 'Don Bosko', plagosen dy persona

Dy persona mbetën të plagosur pas një sherri të ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e 'Don Boskos' në Tiranë. 

Sipas policisë, M. D., 40 vjeç dyshohet se është konfliktuar dhe ka goditur me mjet prerës D. H., 40 vjeç, dhe A. D., 34 vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për shoqërimin e shtetasit M. D., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:50, në rrugën “Don Bosko”, ky shtetas dyshohet se është konfliktuar dhe ka goditur me mjet prerës shtetasit D. H., 40 vjeç, dhe A. D., 34 vjeç, banues në Tiranë, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Të fundit