Flash News

E-TJERA

Sherr me thika në Durrës, dy të plagosur

Sherr me thika në Durrës, dy të plagosur

Një sherr me thika ka ndodhur këtë të enjte në Durrës.

Raportohet se nga sulmi kanë mbetur të plagosur dy persona.

Fillimisht shtetasit B. G., dhe Xh. M. janë konfliktuar me fjalën e më pas degradoi me përdorimin e mjeteve prerëse.

 “Rreth orës 10:30, në lagjen nr. 3, Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit B. G., dhe Xh. M., kanë dëmtuar njëri-tjetrin, me mjete prerëse.

Të dy këta shtetas ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Të fundit