Flash News

E-TJERA

Sherr me thika në Gjermani, ndërron jetë 24-vjeçari shqiptar

Sherr me thika në Gjermani, ndërron jetë 24-vjeçari

Një 24-vjeçar ka ndërruar jetë pas plagëve të marra gjatë një sherri me thika me një shtetas maqedonas.

Sipas BILD, ngjarja ka ndodhur në qytetin e Hamburgut. 24-vjeçari shqiptar është konfliktuar me maqedonasin. Të dy kanë përdorur mjet prerës thikë gjatë sherrit, ndërsa shqiptari ka marrë dëmtime të shumta në trup.

Ekipet e emergjencës kanë tentuar të shpëtojnë 24-vjeçarin, por si shkak i plagëve të shumta ka ndërruar jetë.

Ndërsa shtetasi tjetër nga Maqedonia 36 vjeç ka marrë disa prerje në kokë. Pranë 36-vjeçarit në momentin e konfliktit ka qenë edhe një 51-vjeçar i cili ka marrë dëmtime të lehta.

Të fundit