Flash News

E-TJERA

Sherr me thika në Kamëz, 5 të plagosur dërgohen me urgjencë te Trauma

Sherr me thika në Kamëz, 5 të plagosur dërgohen me

Një sherr është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Bathore, Kamëz, ku ka degraduar deri në përdorimin e thikave.

Nga informacionet paraprake raportohet për disa të plagosur, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës, për të marrë ndihmë mjekësore.

Burime bëjnë me dije se janë 5 persona që kanë mbetur të plagosur, teksa veç thikave, gjatë sherrrit janë përdorur edhe sende të forta.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, teksa mësohet se disa persona janë shoqëruar në komisariatin numër 5.

Të fundit