Flash News

E-TJERA

Sherr me thika në Lushnje, tre persona përfundojnë në spital

Sherr me thika në Lushnje, tre persona përfundojnë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Golem i Madh, në Lushnjë. Si pasojë e një konflikti, tre persona janë plagosur me thika dhe janë dërguar në spital.

Sipas burimeve, personat ndodhen jashtë rrezikut për jetën, duke marrë kujdes mjekësor në repartin e reanimacionit, ndërsa janë nën mbikëqyrjen e forcave të rendit.

Dëshmitarët okularë kanë deklaruar se të përfshirët në këtë ngjarje kishin kaluar disa orë së bashku, duke konsumuar ushqim dhe alkool.

Policia ka nisur hetimet dhe është duke pyetur personat që kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes. Dyshohet se shkaku i grindjes dhe përdorimit të thikave ka qenë një konflikt i castit, pas konsumimit të alkoolit.

Të fundit